Seth Klarman, themeluesi i fondit Baupost, ka kritikuar politikat e Rezervës Federale (RF) në një letër drejtuar investitorëve të fondit të tij.
Klarman kritikoi RF-në për uljen e normave të interesit dhe rritjen e sasisë së parasë në qarkullim. Sipas tij, këto masa e kanë bërë të vështirë vlerësimin real të gjendjes së ekonomisë amerikane.
Ai nënvizoi se zhvillimet ekonomike të SHBA-së, të nxitura nga masat që po ndërmerren, kanë kushtëzuar investitorët në konstatimin e rreziqeve financiare.
Aksionet e SHBA-së në tregje janë rritur më shumë se 75% që nga muaji mars.
Fondi i Klarman-it, i themeluar para katër dekadave, ka arritur në 30 miliardë dollarë vlerë asetesh. Për vitin 2020, fondi ka performuar më dobët se sa pritshmëritë vjetore.
Klarman ka intensifikuar kritikat e tij ndaj ndërhyrjeve të RF-së gjatë muajve të fundit.
Sipas tij, politikat e RF-së kanë përkeqësuar pabarazinë ekonomike, duke marrë si shembull rritjen e aksioneve të kompanisë Tesla.
Politikat dhe programet e RF-së kanë ndikuar direkt në përmirësimin e kushteve të tregut. Roli i zakonshëm i tregut në lidhje me çmimet është ndërprerë në mënyrë efektive.
Situata e tregjeve, sipas Klaraman-it është e paqëndrueshme dhe krijon hapësira për “flluska” ekonomike. Masat ekonomike po i nxisin investitorët të ndërmarrin rreziqe financiare duke përfshirë rritje në borxhin e korporatave, kredive private dhe bonove.
Rezerva Federale ka ndihmuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe mbijetesën e bizneseve të goditura, kryesisht nga pandemia.
Klarman e ka përfunduar analizën duke konstatuar dy ide të rrezikshme që po formohen në tregje. Këto ide lidhen me faktin që deficitet fiskale dhe rritja e borxheve në kohë të pacaktuar nuk po përbëjnë problem për investitorët, pavarësisht se kjo nuk është normale dhe krijon hapësira për kolaps ekonomik në të ardhmen./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE