Film

Seriali ‘Lupin’ thyen rekord në Netflix


Aventurat e hajdutit të famshëm me pamje zotërie, Lupin, nën aktrimin e Omar Sy, është bërë një nga serialet më të shikuara dhe të vlerësuara në Netflix. Ka arritur 70 milionë shikime në 28 ditët e para, në nivel ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të ‘Variety’, seriali televiziv i krijuar nga George Kay dhe François Uzan, ka mundur rekordet e mëparshme të “Bridgerton” dhe “The Queen of Chess”.

“70 milionë të çmendur! Jam kaq krenar që seriali francez “Lupin”, ka arritur këtë sukses ndërkombëtar! Pa ju, nuk do të ishte e mundur. Faleminderit të gjithëve”, shkruan aktori Omar Sy, në llogarinë e tij në Twitter.

I përbërë nga dhjetë episode, seriali Lupin u rendit i pari shumë vende duke përfshirë Italinë, Brazilin, Vietnamin dhe Argjentinën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore