Kosova

Scholz e Vuçiç diskutojnë për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi


Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiç

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të enjten, ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zyra e tij.

Gjatë bisedës telefonike Scholz e Vuçiç, siç thuhet në njoftim, kanë biseduar edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, gjatë bisedës, Scholz e Vuçiç kanë shkëmbyer mendime edhe “për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”.

“Scholz dhe Vuçiç theksuan rëndësinë e një politike të qëndrueshme të lëndëve të para në Evropë dhe një shkëmbim të ngushtë për këtë Scholz ofroi mbështetjen gjermane, ndër të tjera, për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore