Sport

Sarri refuzon Spartak Moskën në favor të Milanit


Maurizio Sarri

Raportet nga mediat ruse pretendojnë se Maurizio Sarri hodhi poshtë një ofertë nga Spartak Moska pasi ai dëshiron punën te Milan-i.

Faqja e internetit ruse, “Championat”, hodhi dritë mbi të ardhmen e skuadrës së Spartak-ut, duke shpjeguar se klubi me bazë në Moskë kontaktoi Sarri-n në orët e fundit.

Sarri, aktualisht pa puanë pas ndërprerjes së marrëveshjes me Lazio-n, ka refuzuar ofertën pasi ka një propozim më tërheqës në tryezë.

Duke u thelluar në detajet e lajmit, gazetari Maxim Nikitin preku lidhjet me Sarri-n si trajneri i mundshëm i ardhshëm i Spartak.

“Lista e trajnerëve të mundshëm të Spartak-ut është e gjatë dhe e gjerë, me disa emra interesantë. Për shembull, Maurizio Sarri nuk është vetëm ëndrra e dikujt. Ai ishte me të vërtetë në listë sepse aktualisht nuk punon, por me sa di unë, Sarri tha: ‘Djema, unë do të jem trajner i Milan-it në verë’. Pra, Spartak është më pak tërheqës për të”, tha Nikitin.

Aktualisht në vendin e gjashtë në ligë, Spartak Moska drejtohet nga trajneri i ri spanjoll Guillermo Abascal, pozicioni i të cilit, megjithatë, nuk është i sigurt për shkak të një sezoni nën pritshmëritë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore