Lajme

Rrethimi i Orang-es, del në dritë fragmenti nga poema e shekullit XII


Një fragment në poemën epike të titulluar Siège d’Orange (Rrethimi i Orang-es), e shkruar në shekullin e XII-të, është gjetur pasi mendohej se vepra “mund edhe të mos ekzistonte”.

Ajo është gjetur nga një akademike në Bibliotekën Bodleian të Oksfordit.

Tamara Atkin, nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës, po kërkonte ripërdorimin e librave gjatë shekullit të XVI-të, kur hasi në fragmentin e Siège d’Orange, të ngjitur në një libër të botuar në 1528-ën.

Pergamena dhe letra ishin të shtrenjta në atë kohë dhe dorëshkrimet e librat e padëshiruar ricikloheshin jo shpesh.

Studiuesit kishin besuar se poema, e cila vjen nga një cikël chansons de geste (poema epike narrative) për Guillaume d’Orange, ekzistonte, por më parë nuk kishte asnjë provë fizike që kjo ishte e vërtetë.

Fragmenti ka vetëm 47 rreshta, por vërteton ekzistencën e një poezie që mendohet se ka humbur plotësisht.

Ajo merr jetë në shekullin e IX-të, gjatë mbretërimit të Luigjit, djalit dhe trashëgimtarit të Karlit të Madh.

Atkin tha se, ndërsa besohet se është shkruar në fund të shekullit të XII-të, fragmenti në vetvete vjen nga një kopje e bërë në Angli në fund të shekullit të XIII-të.

“Il li kërkoj koment se contient il? /

 Mauuoisement li quiens Bertram ad dit

 Tun frere n’ad ne pain ne ble ne vin

Garison nule dont il puisse garir

Mais ke de sang li lessai plein Bacin

Kështu shkruhej në fragment.

Eksperti Philip Bennett, i cili merret me studimin e veprës së Guillaume d’Orange e ka përkthyer fragmentin.

Ai e pyet atë, Si shkon me të?

Keq, tha Konti Bertram

Vëllai yt nuk ka as bukë as misër, as verë

Ai nuk ka asnjë furnizim me të cilin të shpëtojë, përveç një legen gjaku që ia lashë.

Rreshtat e cituara vijnë ndërsa Bertram-i i lutet mbretit për ndihmë për lehtësimin e rrethimit të Orange-s, qytet në Luginën e Rhôn-s.

Ai përshkruan kushtet e tmerrshme të rrethimit.

Studiuesja Atkin gjeti gjithashtu një fragment pergamenë nga romani i Tristan de Béroul-it, që tregon një pjesë të historisë së Tristanit dhe Iseult-it, në të njëjtin libër.

Poema e shekullit të XII-të është një nga versionet më të hershme të romancës mesjetare.

Deri më tani e vetmja dëshmi e ekzistencës së saj ka qenë një dorëshkrim jo i plotë i shekullit të XIII-të në Biblotekën Kombëtare të Francës.

Fragmenti i gjetur nga Atkin ndryshon “dukshëm” nga dorëshkrimi dhe tregon se poema ishte shpërndarë më gjerësisht nga sa ishte menduar më parë.

Guillaume i Orange-s është hero kryesor në rreth 24 poema epike franceze.

Poezitë tregojnë për një familje jugore që lufton kundër myslimanëve spanjollë.

Hulumtimet moderne sugjerojnë se, të paktën një pjesë e legjendës së Guillaume, mund të jetë lokalizuar fillimisht në marshimet spanjolle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore