Sport

Rooney: T’ia kujtoj dikush Mbappe-s që Messi fitoi katër Topa të Artë kur kishte moshën e tij


Skuadra e Paris Saint Germain po kalon në formë shumë të mirë, por atmosfera në mesin e disa futbollistëve nuk është aspak e mirë.

Kylian Mbappe dhe Neymar kanë prishur raportet mes tyre, derisa në ndeshjen e fundit kishin zënka për një penallti.

Mbappe-s madje i doli punë edhe me Messi-n, i cili u kap nga kamera duke e goditur me krah Messi-n.

Për këtë ngjarje ka reaguar legjenda e Manchester United-it dhe e Anglisë, Wayne Rooney, i cili e ka kritikuar ashpër futbollistin francez.

“Një lojtar 22-23 vjeçar që i bie Mess-it në shpatull… Nuk kam parë kurrë një ego më të madhe në jetën time”, ka thënë Rooney.

“Le t’ia kujtojë dikush Mbappe-së që kur Messi ishte 22 vjeç, ai kishte fituar katër Topa të Artë”, ka thënë Rooney gjatë një prononcimi për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore