Pajisje

Roboti Atlas i Boston Dynamics shfaq aftësitë e tij akrobatike


Kompania robotike Boston Dynamics ka shfaqur më shumë nga shkathtësia dhe zhdërvjelltësia mahnitëse e robotit Atlas në një video të re.

Këtë herë, makineria humanoid duhej të dorëzonte një çantë veglash në majë të disa skelave duke përdorur vetëm fuqitë e saj.

Atlas, përmes videos, tregon një masë të habitshme paramendimi duke marrë dhe vendosur një dërrasë druri nëpër një hendek të madh përpara se të niset për të marrë vetë çantën e veglave.

Pastaj ngjit një sërë shkallësh, mban në kontroll ekuilibrin teksa ecën mbi dërrasë dhe hidhet e rrotullohet lehtësisht. Më pas e hedh çantën mbi platformën e sipërme.

Këto i lënë radhën një zbritjeje me një rrokullisje të përmbysur 540 gradë që inxhinierët e projektit e kanë quajtur “Triku i sëmurë”.

Sakaq, vlen të përmendet se është një gjë shumë e mirë që kompania, së bashku me gjashtë liderë të tjerë të industrisë së robotikës, janë zotuar të mos përdorin legjionin e robotëve të dërgesës së çantave për luftë.

Megjithatë, ka ende vend për përmirësim. Në prapaskena Atlas-i ka pësuar një seri gërvishtjesh dhe disa rrëzime në mësimin e rutinës.

“Kjo është më shumë një demonstrim i disa prej aftësive të reja të kontrollit të robotit dhe një lidhje argëtuese me punën tonë të mëparshme”, ka sqaruar Scott Kuindersma, drejtuesi i ekipit.

“Shpresa jonë është që, nëse mund të ndërtojmë teknologjinë themelore që na lejon të krijojmë dhe përshtatim lehtësisht sjellje dinamike si këto, ne duhet të jemi në gjendje ta shfrytëzojmë atë në rrugë për të kryer punë reale, të kërkuara me ngutje”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka shumë pjesë të nevojshme për të ofruar një zgjidhje të plotë në një fushë si prodhimi ose ndërtimi dhe videoja thekson një pjesë të vogël të asaj që po bëhet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore