
Roberto Martinez është një ndër emrat e përmendur për t’u ulur në stolin e Everton-it.
Trajneri i Belgjikës është kërkuar nga Everton pas shkarkimit të Rafael Benitez, si një ndër opsionet për të drejtuar klubin nga Liverpool.
Martinez kishte qenë më parë trajner i Everton-it, në vitet 2013 deri në 2016.
Pas asaj, Martinez morri përsipër Belgjikën, duke arritur në disa prej rezultateve më të mira në kompeticionet madhore, përfshirë vendin e tretë në Kupën e Botës 2018.
Përveç saj, Belgjika ishte edhe gjysmëfinaliste e Nations League në vitin 2021.
Sipas raportimeve të the Athletic, Martinez ka marrë telefonatën nga Everton-i që të rikthehet në krye të klubit.
Ata i kanë premtuar atij transferime të shumta, me idenë që “ta kthejnë klubin në nivelin e dikurshëm”.
Sipas the Athletic, Martinez është i tunduar nga oferta dhe aktualisht është në bisedime me Federatën e Belgjikës që të shikoj mundësitë.
Poashtu thuhet që Martinez e dëshiron në stafin e tij edhe Thiery Henry, si ndihmës trajner.
Everton pritet të zbulojë përgjigjen së shpejti, me trajner tjerë që presin në radhë për të drejtuar një klub në elitën e futbollit anglez.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Autonomia, “frymëmarrje” për spitalet në Shqipëri – E shpjegon Flutura Beqo për Albanian Post
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?