Përballje

Rikthim në frymën e fundit, Kukësi ngjitet përkohësisht në krye


Kukësi ka arritur fitoren me rikthim përballë Partizanit, që ishte vetëm 20 minuta larg një tre pikëshi të madh, që në fund doli të jetë zero.

Ndeshja nisi shumë mirë për demat e kuq, që sot ishin mysafirë të Kukësit.

Vetëm pas 11 minutash lojë, rrugën e rrjetës e gjeti Emiliano Musta, për epërsinë e Partizanit.

Demat e kuq jo vetëm që po fitonin, por edhe po e dominonin takimin.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tyre, dhe e dyta nisi shumë mirë.

Kur u duk se Partizani po i drejtohej e qetë një fitoreje të madhe, në skenë u ngjit përsëri Emiliano Musta, tani për të keq.

Ai shënoi në portën e gabuar në minutën e 72-të, gol ky që vendosi shifrat në 1-1.

Kukësi më pas gjeti këmbën e duhur, dhe dominoi ndeshjen deri në fund.

Gjelbrim Taipi në minutën e 84-të, shënoi golin që i solli edhe fitoren vendasve, me rezultat 2-1.

Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e parë, derisa Tirana të zhvilloj ndeshjen e tyre.

Partizani mbetet në vendin e pestë, me 18 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore