Përballje

Rikthehet La Liga


Si çdo ligë tjetër elitare, edhe La Liga vazhdon garat e fundsezonit pas dy javëve me kombëtaret.

Java e 29-të në kampionatin spanjoll filloi të premten, me Huesca-n, që siguroi një fitore shumë të rëndësishme në luftën e ashpër për mbijetesë.

Huesca arriti të mposhtte Levante-n, me rezultat të pastër 2-0, brenda në “Ciutat de Valencia”.

Sot zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, në ditën e finales së Kupës së Mbretit.

Ditën e hap Granada, me ndeshjen përballë Villarreal-it në orën 14:00.

Mysafirët luftojnë për një pozitë në Europa League, kurse Granada ka siguruar mbijetesën me pamundësi që të kualifikohet në Evropë përsëri.

Në orën 16:15, vjen ndeshja kryesore e ditës me protagonistë mbretërorët e Madrid-it.

Pa Ramos-in, që u lëndua, dhe Hazard-in që pritet të kthehet shpejt, madrilenët presin Eibar-in në “Alredo Di Stefano”.

Madrilenët po kalojnë një formë të jashtëzakonshme. Në dhjetë ndeshjet e fundit, ata kanë fituar tetë dhe kanë barazuar dy herë.

Eibar, në anën tjetër, po kalon një formë katastrofale, ku kanë dështuar të fitojnë secilën nga 13 ndeshjet e tyre të fundit.

Mysafirët janë në vendin e parafundit dhe po rrezikojnë seriozisht mbijetesën.

Real Madrid-i synon të afrohet me kreun, me qëllim titullin e dytë radhazi në La Liga.

Dita mbyllet me duelin e mesit të tabelës, me Osasuna-n që pret Getafe-n në orën 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore