Sport

Real Madrid, pesë futbollistë në shitje në muajin janar


Real Madrid-i ka nxjerrë pesë futbollistë në shitje të cilët shpreson që t’i largojë nga klubi qysh në muajin janar.

Madrilenët po kalojnë një periudhë shumë të mirë këtë sezon, brenda dhe jashtë fushës.

Ata janë të parët në La Liga me një diferencë të madhe, janë kualifikuar në raundin tjetër të Champions League, dhe janë klubi i vetëm që kohën e pandemisë e ka përfunduar me deficit pozitiv, ndonëse të vogël.

Kjo i ndihmon madrilenët që të mendojnë për të ardhmen, dhe këtë kanë filluar që ta bëjnë menjëherë.

Me Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland që janë synimi kryesorë i madrilenëve, dhe pagat që vijnë mbi super e tyre, Real Madrid-i tenton të largojë disa futbollistë nga skuadra për të balancuar “librat”.

Dhe, në fokus, për t’i larguar, madrilenët i kanë pesë emra.

Bëhet fjalë për Gareth Bale, Eden Hazard, Isco Alarcon, Luka Jovic dhe Mariano Diaz.

Të gjithë këta lojtarë nuk po gjejnë vazhdimësi në Madrid, dhe pagat e tyre janë shumë të larta.

Edhe trajneri Ancelotti, por edhe drejtuesit e klubit nuk i llogarisin këta pesë emra në planet e të ardhmes, andaj kërkojnë që t’i largojnë qysh në janar.

Madje, për Bale dhe Isco, mundësi është shumë e madhe që ata po kalojnë ditët e fundit në klub.

Të dy futbollistët janë të vetëdijshëm që në Madrid asnjë mrekulli nuk mund të ndodhë për ta, andaj edhe vet e mendojnë largimin në janar.

Real Madrid-i do të përfitonte diku rreth 50 milionë euro nga shitja e këtyre dy futbollistëve dhe do të lironte rreth 30 milionë euro në paga.

Sa i përket tre të tjerëve, ata mendojnë që në klub të qëndrojnë deri në fund të sezonit.

Madje, sa i përket Eden Hazard dhe Luka Jovic – nëse dyshja vazhdon me performancat pozitive që ka shfaqur javëve të fundit, atëherë qëndrimi nuk përjashtohet.

Gjithçka mbetet të shihet javëve në vijim, por planet për të ardhmen në Madrid po bëhen çdo ditë e më të qarta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore