Përballje

Real Madrid ndalet nga Elche, i shpëton humbjes në momentet e fundit


Real Madrid-i është ndalur nga Elche në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Madrilenët ishin nikoçir të Elche-s vetëm katër ditë pasi i eliminuan nga Copa Del Rey.

Mirëpo, sot gjithça shkoi ndryshe.

Edhe pse skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e dominoi të gjithë takimin, ata nuk arritën fitore, madje mund të quhen edhe me fat që nuk humbën.

Elche shënoi dy herë në këtë ndeshje, me vetëm dy goditje që kishte në gjithë takimin.

Në minutën e 43-të ishte Lucas Boye, kurse në pjesën e dytë në fund ishte Pere Milla.

Mirëpo, edhe pse kishte vetëm 15 minuta deri në fund, Real Madrid-i arriti t’i shpëtojë humbjes dhe ishte shumë afër fitores.

Modric fillimisht konvertoi në gol penalltinë.

Më pas, në minutën e 90-të, një super veprim nga Vinicius Jr. e gjeti Militao-n të lirë.

Ky i fundit shënoi me kokë për 2-2 duke ia shpëtuar të paktën një pikë nga kjo ndeshje Real Madrid-it.

Përkundër barazimit, madrilenët vazhdojnë të jenë në vendin e parë, me katër pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore