Sport

Real Madrid gjen ‘çelësin’ për Tchouameni-n


Aurelien Tchouameni, mesfushori francez i Monaco-s, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Real Madrid-i, Juventus-i dhe disa klube nga Premier Leagua janë vënë pas tij.

Carlo Ancelotti e pëlqen mesfushorin me tipare mbrojtëse dhe klubi madrilen duket se e ka një zgjidhje për të mos shpenzuar shumë për kartonin e 21-vjeçarit.

Në operacionin për transfermin e francezit në Madrid, pritet të përfshihet sulmuesi serb, Luka Jovic.

Ballkanasi u ble për shifrën e 60 milionë eurove nga Eintracht Frankfurt-i, por kurrë nuk e ka shfaqur potencialin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Në krahun tjetër, Monaco duket se e dëshiron 23-vjeçarin serb, pasi ai mund të shkëlqejë përsëri në një kampionat më të lehtë si Ligue 1, në krahasim me La Liga-n.

Real Madrid-i dhe Monaco do të kryenin transferime që përmbushnin dëshirat e tyre.

Mbi të gjitha, të dy lojtarët janë në moshë të re dhe kanë potencial për të shpërthyer në kampionatet respektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore