Euro 2020

Real Madrid dhe Arsenal pas Alexander Isak


Alexander Isak

Real Madrid do të luftojë me Arsenalin për nënshkrimin e sulmuesit të Real Sociedad Alexander Isak, sipas gazetës AS.

21-vjeçari ka pasur performanca të mira gjatë Euro 2020 me Suedinë, dhe Arsenali raportohet të ketë filluar kontaktet për të tranferuar sulmuesin.

Megjithatë, lëvizja e tyre mund të sfidohet nga Real Madridi dhe disa skuadra të tjera të mëdha.

Kontrata e Isak në Sociedad thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, duke e bërë atë një opsion pak më të volitshëm për Los Blancos krahasuar me Erling Haaland ose Kylian Mbappe, të cilët vlerësohen mbi 150 milionë euro.

Isak u bashkua me Sociedad nga Dortmund në vitin 2019 për një shumë rreth 15 milionë eurosh dhe kanë ende tre vjet marrëveshje me suedezin.

Transferimi i tij në Real Madrid mund të ndikohet edhe nga ish miku i skuadrës, Martin Odeegard. Reprezentuesi i Norvegjisë luajti me Isak në Real Sociedad dhe ata mund të bashkohen edhe një herë në Madrid.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore