Sport

Real-i ndalet nga Osasuna


Real Madrid-i është ndalur në “Santiago Bernabeu” menjëherë pas fitores në El Clasico.

Madrilenët zhvilluan një ndeshje shumë intensive, por nuk arritën të gjenin golin as edhe një herë.

Skuadra e Ancelotti-t kishte shumë mundësi të mira, por u ndal nga portieri i Osasuna-s dhe nga shtylla, në disa raste.

Kishte momente në ndeshje kur Real-i shfrytëzoi edhe pesë sulmues njëherish, por asgjë nuk ndryshoi.

Osasuna vazhdon formën shumë të mirë, duke qenë e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit.

Edhe Real-i po kalon një formë të mirë, por ky barazim ishte një hap fals në tentativën për të marrë kreun.

Madrilenët aktualisht gjenden aty, por me pikë të njëjta me Betis-in, Sociedad-in që luan nesër dhe Sevilla-n.

Osasuna ndodhet vetëm dy pikë prapa, me 19, aq sa ka dhe Rayo Vallecano që shokoi sot Barcelonën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore