Kosova

Rasti Mustafa: Seanca vazhdon e mbyllur për publikun – pjesa e fundit e dëgjimit për dëshmitarin 4


Trupi Gjykues në rastin e Salih Mustafës

Të enjten në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i njohur me nofkën komandant Cali.

Pyetje kësaj radhe për dëshmitarin e rastit Mustafa kanë ardhur nga mbrojtja e viktimave dhe nga trupi gjykues.

Mirëpo me të filluar dëgjimi i dëshmitarit seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun.

Sipas trupit gjykues dëgjimi i dëshmitarit të katërt pritet të përfundoi gjatë ditës së enjte.

Dëshmitari i katër në rastin Mustafa të cilit nuk i shfaqet fytyra dhe iu është ndryshuar zëri për arsye sigurie

Në ditën e parë të dëgjimi të dëshmitarit në fjalë, i cili ka filluar të dëshmoi me 12 tetor të këtij viti para trupit gjykues ka deklaruar se ai është marrë nga dy persona me maskë dhe është dërguar në një objekt në Zlash, ku sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

“Kushtet në këtë vend ku kam qëndruar kanë qenë çnjerëzore, individi kur hynë brenda aty nuk e ka ndjenjën e individët por barazohet me kafsh”, është deklaruar dëshmitari.

“Ka qenë kohë lufte dhe për ato kushte ushqimi që na kanë sjellë ka qenë i mjaftueshëm, thamë me plot bindje se atë ushqim që kanë ngrënë ata vetë na kanë sjell edhe neve”.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Gjykatën Speciale në Hagë e Salih Mustafa.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore