Sport

Raphael Varane, shumë afër Manchester United


Manchester United e ka filluar merkaton verore në mënyrë të jashtëzakonshme.

Djajtë e kuq, dje kompletuan transferimin e Jadon Sancho-s nga Borussia Dortmund.

Ata paguan 85 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, duket se transferimin e Sancho-s, e ka patur vetëm si fillim.

United është në ndjekje të Raphael Varane, dhe nënshkrimi me francezin duket vetëm çështje ditësh.

Kështu raportojnë shumë gazetarë të afërt me të dy klubet, dhe lojtarin francez.

Mark Ogden, gazetar i ESPN, dje raportoi që United është në bisedime me agjentët e Varane, dhe se ato po shkojnë shumë mirë.

Mohamed Boufahsi, gazetar francez i RMC Sport, tha që Djajtë e kuq po provojnë gjithçka për të bërë të mundur këtë transferim.

Dhe, kjo nuk duket fare e vështirë, sepse Varane dëshiron largimin nga Real Madrid-i, dhe Premier League është destinacioni i tij i preferuar.

Jose Felix Diaz, gazetar shumë i afërt me klubin spanjoll, thotë se Real Madrid-i është në dijeni për të gjitha.

Klubi spanjoll janë të vetëdijshëm që Varane është në negociata me Manchester United-in.

Ata nuk do të pengojnë largimin e Varane, duke mos e mbajtur atë në klub kundër dëshirës së tij.

Madrilenët kanë kërkuar 50 milionë për shërbimet e tij, shifër kjo që për United është lehtë e pagueshme.

Gjithçka çfarë ka mbetur tani, është marrëveshja mes Manchester United dhe lojtarit francez.

United, pas nënshkrimit të Sancho-s, është shumë afër që të sigurojë edhe një emër të madh.

Kurse, Real Madrid-i, pas humbjes së Sergio Ramos, po humb edhe një mbrojtës tjetër të kalibrit botëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore