Rama nga selia e OKB-së: Po shfrytëzojmë AI për të çuar përpara negociatat për integrim

Sipas Ramës, teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim.
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
23.09.2024 19:34
Loading Icons...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama – nga selia e OKB-së në New York – solli në vëmendje se si Shqipëria po shfrytëzon përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA  për prokurimet publike”.

Rama solli në vëmendje se, Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani.

“Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tek e fundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë”.

Sipas Ramës, teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim.

“Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës”.

Për Ramën, teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike.