Përballje

Ralf Rangnick, trajneri i ri i Manchester United


Është konfrimuar se trajneri i ri i Manchester United për pjesën e mbetur të këtij sezoni do të jetë gjermani Ralf Rangnick.

63-vjeçari do të nënshkruaj kontratë gjashtë mujore si trajner, dhe pastaj do të marrë një detyrë drejtuese në klubin e djajve të kuq për dy vite.

Ralf Rangnick ishte një ndër emrat më të përmendur, dhe favoriti për t’u ulur në stolin e Manchester United.

Por, gjatë mëngjesit të ditës së sotme u raportua që për shkak të disa problemeve me klubin e tij, Lokomotiv Moska, do të jetë e pamundur që ai të largohet nga aty përkohësisht.

Mirëpo, duket se pas bisedimeve, United ia ka dal mban që ta bind Lokomotivën dhe ta emërojë Ralf-un si trajner të ri.

Ralf Rangnick do të largohet nga roli i drejtorit sportiv te Lokomotiva e Moskës, për t’u bashkuar si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Me shumë mundësi, edhe te United pas përfundimit të aventurës si trajner, Rangnick do të jetë drejtor sportiv, tani i djajve të kuq.

Emërimi i Rangnick megjithatë nuk ka ndryshuar asgjë për Manchester United. Klubi anglez vazhdon të ëndërrojë Pochettino-n, dhe shpreson që të arrijë marrëveshjen që ai të jetë në stolin e Teatrit të Ëndrrave sezonin e ardhshëm.

Në rrjetet sociale, tifozët e Manchester United shprehen të lumtur shumë, duke e quajtur këtë vendim si “një vendim më në fund serioz”.

Për shkak të procedurave, ndeshja e parë e Rangnick nuk do të jetë përballë Chelsea-s të dielën, por më 2 dhjetor përballë Arsenal-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore