Lajme

Rajoni separatist i Gjeorgjisë anulon “bashkimin” me Rusinë


Udhëheqësi i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Osetia Jugore, anuloi planet për të mbajtur një referendum.

Kjo, për bashkimin me Rusinë, të cilin paraardhësi i tij e kishte planifikuar më 17 korrik.

Lajmin e bënë të ditur agjencitë perëndimore.

Osetia e Jugut ishte në qendër të luftës ruso-gjeorgjiane në vitin 2008.

Kremlin-i zyrtar më pas e njohu territorin si një shtet të pavarur dhe vendosi baza ushtarake atje.

Në një dekret të lëshuar të hënën, presidenti i enklavës së kontrolluar nga Moska, Alan Gagloev thirri “pasigurinë e pasojave ligjore të çështjes së paraqitur në një referendum”.

Dekreti theksoi gjithashtu “papranueshmërinë e një vendimi të njëanshëm të një referendumi për çështje që prekin të drejtat dhe interesat legjitime të Federatës Ruse”.

Gagloev urdhëroi “të zhvillohen, pa vonesë, konsultime me palën ruse për të gjithë gamën e çështjeve që lidhen me integrimin e mëtejshëm të Osetisë së Jugut dhe Federatës Ruse”.

Më 13 maj, paraardhësi i Gagloev, Anatoly Bibilov, nënshkroi një dekret për mbajtjen e referendumit.

Kjo, duke përmendur “aspiratën historike” të rajonit për t’u bashkuar me Rusinë, tha zyra e tij në atë kohë.

Bibilov humbi ofertën e tij për rizgjedhje më parë këtë muaj.

Autoritetet ruse kanë shprehur bindjen se Gagloev do të ruajë “vazhdimësinë” në lidhjet me Moskën.

Tbilisi ka denoncuar më parë si “të papranueshme” planet e Osetisë së Jugut për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore