Kosova

“Qeveria është e obliguar t’iu dalë ballë qytetarëve të Kosovës për ngritjen e çmimeve”


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë se si parti vazhdimisht janë marrë me këtë çështje.

“Ne si LDK kemi ngritur këtë shqetësim në Kuvend dhe në vazhdimësi do ta ngrisim tutje sepse qeveria është e obliguar t’iu dalë ballë qytetarëve të Kosovës sepse ka ardhur me kauza të rrejshme dhe me premtime boshe”.

Ndërkaq ka sqaruar se kanë dhënë përkrahje edhe për largimin e TVSH-së.

“Na kemi dhënë rezolutën tonë që nuk e kanë përkrahur deputet e mazhorancës që të largohet TVSh-ja dhe akciza. Ne nuk kemi vota të pamjaftueshme që të shtyjmë këto procese përpara sepse kanë 58%. Qytetarët e kanë parë se me kauza të rrejshme dhe populizëm nuk mbahet shteti”, tha ajo për EO.

Më 26 janar, të frustruar me rritjen e çmimit të rrymës dhe qasjen e kryeministrit të Kosovës, qytetarët kanë protestuar në Prishtinë duke brohoritur “Albin mashtruesi”, “Albin rrenci”.

Etiketat “rrenc” dhe “mashtrues” i janë mveshur Kurtit meqë sa ishte në opozitë thoshte se rryma është shumë shtrenjtë dhe premtonte uljen e çmimit, derisa tash po deklaron se “aq lirë ka qenë rryma sa qytetarët nuk e kanë ditur as sa po u vjen fatura”.

Më 12 korrik, Albanian Post realizoi edhe një video-story në pazarin e tregut të Prishtinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore