Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Rrahmani dhe Asllani startojnë në ndeshjen Napoli – Inter


Kryendeshja e javës së 36-të në Serie A do të jetë mes Inter-it dhe kampionit në fuqi, Napolit.

Kur kanë mbetur edhe një orë nga fillimi i ndeshjes, dy trajnerët i kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushë.

Nga minuta e parë, tashmë si gjithmonë, do të startojë te Napoli kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndërsa, tek Inter-i do të luajë nga fillimi edhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Derisa për Napolin nuk do të kenë shumë vlerë pikët në këtë ndeshje, e njëjta gjë nuk qëndron për Inter-in.

Zikaltrit synojnë fitoren me çdo kusht në këtë takim për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pra, finalistët e këtij edicioni në Champions momentalisht i kanë 66 pikë në vendin e tretë, një më shumë se Lazio e vendit të katërt dhe dy më shumë se Milan-i i vendit të pestë.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Amir Rrahmani, Minjae, Olivera, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia.

Inter: Onana, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Bellanova, Kristjan Asllani, Gagliardini, Barella, Gosens, Correa, Lukaku

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore