Përballje

PSG me fitore dramatike në Metz dhe Shaqiri shënon golin e parë në Ligue 1


Ndeshja mes Metz-it dhe Paris Saint Germain dinamike dhe me shume dramë.

Dueli përfundoi me fitoren e PSG me rezultat 1:2.

PSG dominuan plotësisht ndeshjen, ku kishin afër 10 raste më shumë se vendasit.

Të parët shënuan parisienët në minutën e pestë me anë të marokienit, Achraf Hakimi.

Në minutën e 39-të, Metz shënuan golin e barazimit me mbrojtësin Kiki Kouyate.

PSG kishin edhe shumë mundësi të tjera, por nuk arrinin t’i realizonin ato mundësi.

Megjithatë, Achraf Hakimi ishte shpëtimtari i parisienëve në këtë ndeshje, duke shënuar në posedimin e fundit në minutën e 94-të.

Deri më tani, PSG kanë fituar të gjitha ndeshjet në Ligue dhe radhiten të parët me 21 pikë.

Në anën tjetër Lyon ka mposhtur Troyes-in me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje ishte e vecantë për Xherdan Shaqirin, i cili shënoi shënoi golin e tij të parë, që nga transferimi te Lyon.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Troyes, por Lyon iu kundërpërgjigj në pjesën e dytë, ku shënuan Shaqiri, Emerson dhe Lucas Paqueta.

Momentalisht Lyon radhiten në pozitën e gjashtë me 11 pikë.

Ndeshje të tjera në Ligue 1 ishin Angers – Marseille e cila përfundoi pa gola, Lens – Strasbourg përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1 dhe Lorient mposhtën Nice-n me rezultat 1:0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore