Kosova

Prokuroria s’reformohet pa hyrë në fuqi Ligji për KPK, thotë Haxhiu


Albulena Haxhiu

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk bën as përpjekje dhe nuk ka as vullnet për reformim.

Kështu të paktën mendon Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është shprehur skeptik se mund të ketë reforma në këtë institucion pa hyrë në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligj ky i cili nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës u shpallë e pavlefshëm, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, ka shkruar Ministrja e Drejtësisë, në llogarinë e saj në Instagram.

I pyetur për projekt-kodin civil, Haxhiu ka potencuar se i njëjti do të procedohet në Kuvend sapo të arrihet mbështetja e deputetëve.

“Kodi civil është dokument i rëndësishëm në raport me të drejtat e qytetarëve dhe sapo të sigurohemi që do ta kemi mbështetjen e deputetëve, do ta procedojmë në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore