SHBA-të dhe BE-ja kërkojnë zbatim të rekomandimeve të ODIHR-it nga qeveria dhe partitë politike

SHFLETO

Prokuroria serbe: Radojiçiç dyshohet se ka blerë arsenal armësh nga Bosnja e Hercegovina  

SHFLETO

Millan Radojiçiç dhe avokati i tij

Dreni Himbeqa
03.10.2023 17:27
Loading Icons...

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, këtë të marte ka marrë në pyetje krimineli dhe terroristin Milan Radojiçiç, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës.

Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se me disa persona të panjohur, kanë kryer vepra penale që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radojiçiç-it dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, Radojiçiç dyshohet se “ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

Më 29 shtator, Radojiçiç, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviç, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit grupe terroriste serbe të armatosura mirë sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radojiçiç ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Arrestohet Milan Radojiçiç, i caktohet masa e paraburgimit për 48 orë