Kosova

Procesi i Berlinit – ç’u bë me marrëveshjet për letërnjoftime, diploma dhe vende pune?


Procesi i Berlinit, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për letërnjoftime, diploma dhe vende pune

Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë të vetmit shtete në Ballkanin Perëndimor të cilët kanë ratifikuar tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit, që kanë të bëjnë me lëvizjen vetëm me letërnjoftim, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina momentalisht janë dy shtetet penguese që këto tri marrëveshje, që do të lehtësonin udhëtimin, studimin dhe punën për qytetarët të cilat u nënshkruan me 3 nëntor të vitit të kaluar të hyjnë në fuqi.

Ndonëse kanë kaluar 5 muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në fjalë, të cilat u cilësuan si historike, Mali i Zi ka arritur t’i aprovoj marrëveshjet, por projektligjet janë ende në procedurë parlamentare.

Gjithë në këtë mes situatën më të keqe me marrëveshjet e dala nga Procesi i Berlinit e ka Bosnja e Hercegovina.

Ujditë në fjalë në Bosnje aktualisht janë në fazën e konsultimit ndërministror.

Këshilli i Ministrave në Sarajevë e ka shtyrë votimin e marrëveshjeve për shkak të mungesës së një konsensusi të brendshëm, përkatësisht refuzimit të Republikës Srpska për shkak të Kosovës.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës.

Megjithatë marrëveshja për lëvizjen e lirë e nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, do të mundësonte lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndonëse Qeveria e Kosovës i miratojë marrëveshjet e nënshkruara në Berlin destruktive gjithë në këtë mes po tregohet Sarajeva zyrtare.

Milorad Dodik, president i entitetit Republika Srpska, vuri në pikëpyetje të gjithë procesin.

Ai tha se ministrat e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës nuk do ta votojnë ligjin/marrëveshjen në Këshillin e Ministrave të BeH-së.

“Po, ne thamë se do ta respektojmë dhe mbështesim lirinë e lëvizjes, por në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se do t’i tolerojmë fyerjet që vazhdimisht i drejtohen Republikës Srpska nga autoritetet e përkohshme në Prishtinë”, kishte shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter, pa specifikuar se çfarë ofendime po bën Kosova ndaj Republikës Srpska.

Që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara, është e nevojshme që dokumentet të ratifikohen nga parlamentet e vendeve përkatëse brenda 18 muajve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore