Shqipëria

Posta Shqiptare nxjerr pullën postare në nder të Ukrainës, të ardhurat në ndihmë të luftës


Posta Shqiptare ka nxjerrë pullën postare në nder të vizitës së presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky në Tiranë.

Te pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën diçiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Sakaq, të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.

Sot në Tiranë zhvillohet samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë.

Pritet që ai të mbajë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë edhe liderë të tjerë.

Sipas agjendës zyrtare nga burime të Albanian Post, Zelensky do të mbërrijë në orën 09:00 në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim tête-a-tête me kryeministrin Edi Rama.

Më pas në orën 10:10 pritet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare në orën 11:00 do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

Përfaqësues nga Bashkimi Evropian do të jetë Oliver Varhelyi.

Më pas në orën 11:30 kreu i qeverisë shqiptare dhe Zelensky do mbanë fjalën hapëse, për të përmbyllur me konferencën për shtyp në orën 13:30.

Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, ndërsa liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes, i cili ka në fokus integrimin e rajonit në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore