Përballje

Portugalia turpëron Zvicrën, Spanja barazon në frymën e fundit kundër Çekisë


Ndeshjet e Nations League ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Portugalisë dhe Zvicrës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:0.

Zvicra u turpërua nga Portugalia, të cilët shënuan tre gola në pjesën e parë.

Në minutën e gjashtë, Zvicra shënuan me anë të Seferovic, por goli u anulua pasi kishte prekje me dorë.

Pas vetëm nëntë minutash, Portugalia gjeti golin e parë të ndeshjes me anë të William Carvalho-s, që u asistua nga Cristiano Ronaldo.

Dy golat e radhës për Portugalinë u shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutat, 35 dhe 39.

Në pjesën e dytë, në minutin e 51-të, Ronaldo shënoi për herë të tretë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Joan Cancelo, i cili shënoi në minutën e 68-të.

Në anën tjetër, në po këtë grup, ndeshja mes Republikës Çeke dhe Spanjës përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Goli i parë u shënua nga Çekia në minutën e katërt me anë të Jakub Pesek.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e tretë të shtesës ishte Gavi që barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, ishte Jan Kuchta i cili i dha epërsinë Çekisë.

Pak para përfundimit përsëri, ishte Inigo Martinez ai që barazoi në minutën e 90-të.

Ndeshjet e tjera në Nations League përfunduan kështu:

Suedia 1:2 Norvegjia

Qipro 0:0 Irlanda Veriore

Gibraltar 0:2 Maqedonia e Veriut

Bulgaria 2:5 Georgia

Serbia 4:1 Sllovenia

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore