Sport

Portugalia fiton lehtë përballë Azerbaixhanit


Portugalia ka arritur fitoren përballë Azerbaixhanit në stadiumin olimpik të Baku-s.

Skuadra e Fernando Santos nuk e kishte aspak problem mungesën e Cristiano Ronaldo-s, që ishte i suspenduar për shkak kartonash.

Përballë modestëve të De Biasi-t, për luzitanët ishte i mjaftueshëm marshi i parë.

Ata shënuan dy herë në pjesën e parë.

Fillimisht, llogarinë e golave e hapi mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva.

Pak më vonë, një tjetër Silva gjeti rrugën e rrjetës, këtë radhë sulmuesi i Leipzig, Andre.

Andre shfrytëzoi mirë pasimin e Diogo Jota-s, duke shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjta histori.

Azerbaixhani e kishte pothuajse të pamundur të krijonte mundësi, me portugezët që kishin posedimin gjatë gjithë kohës.

Goli i tretë erdhi nga koka e Diogo Jota-s.

Sulmuesi i Liverpool-it shfrytëzoi mirë krosimin e Joao Cancelo-s, duke shënuar për 0-3.

Portugalia ngjitet përkohësisht në vendin e parë në Grupin A, në pritje të rezultatit nga ndeshja Irlandë – Serbi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore