Kosova

Policia nis hetimet për grafitet e shkruara në tri komunat veriore


Policia e Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, dhe Leposaviq të dielën e 11 shkurtit janë shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes se urrejtjes ndër etnike.

Rasti nga Policia e Kosovës është iniciuar si, “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”, ndërsa për të tri rastet është thënë se kanë nisur hetimet.

“Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”.

“Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”.

Ngjashëm është raportuar edhe për Komunën e Leposaviqit.

“Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të dielën, është raportuar se shkrimet që janë shkruar kanë qenë “Kur ushtria të kthehet në Kosovë, jeton Brigada e Veriut”.

E njëjta është shfaqur vitin e kaluar në Banja Llukë – qyteti i dytë më i madh në Bosnje-Hercegovinë dhe kryeqyteti politik i entitetit serb – afër rrugës kryesore që të çon në Prijedor, atje ku janë kryer disa prej krimeve më të rënda gjatë luftës më 1992-1995.

Koreografia luftënxitëse e shfaqur nga huliganët serbë të futbollit, ishte identike edhe me atë të shfaqur në shkurt të vitit 2023 në një park lojërash për fëmijë në qendër të Beogradit, saktësisht në muret e Institutit për Kimi, Teknologji dhe Metalurgji.

Të hënën e 12 shkurtit, serbët në Veri të Kosovës, kanë thirrur protestë që të kundërshtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit për pagesa.

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut”, shfaqen grafite luftënxitëse në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore