Policia ndihmon 5 turistët francezë të bllokuar në një fshat të Përmetit

SHFLETO
Sadiola Xhelili
24.07.2024 10:02
Loading Icons...

Policia e Përmetit ka ndihmuar pesë turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në fshatin Kosovë, pranë një lugine.

Sipas informacioneve, një prej tyre kishte dëmtuar këmbën dhe nuk mund të udhëtonte.

Efektivët së bashku me shërbimet e emergjencës dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportuan drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Punonjësit e Policisë ndihmuan 5 turistë nga Franca që kishin mbetur të bllokuar në fshatin Kosovë, Përmet. Gjatë eksplorimit të zonës i turiste ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte lëvizjen me këmbë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen e saj, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportoi drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar”.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, pesë turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor  u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.