Kosova

Policia me aksion në Pejë, arrestohen tre persona


Foto nga arkivi.

Me urdhër të prokurorit, Polica e Kosovës ka bastisur disa lokacione në Pejë prej të cilit janë ndaluar tre persona dhe janë sekuestruar armë.

Këtë për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tre persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së çështjes”.

Policia e Kosovës.

“Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës janë bastisur disa lokacione në rajonin e Pejës ku janë sekuestruar armë të llojeve të ndryshme dhe municion”, deklaroi ai për AP.

Më 22 gusht, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte njoftuar se gjatë një aksioni për fajde ishin arrestuar 17 persona dhe janë ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro.

Edhe me 28 prill në dy operacione të ndara në Pejë dhe Prishtinë, Policia e Kosovës, kishte arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore