Vende

Polemika e Kamala Harris me kopertinën e “Vogue”


Në mediat sociale është komentuar mjaft shfjaqja e zëvëndëspresidentes amerikane, Kamala Harris, në kopertinën e revistës “Vogue”.

Shumë komentues e kanë cilësuar të pavënd thyerjen e imazhit të saj formal në veshje. Në kopertinë ajo mban xhaketë të zezë me atlete Converse.

Triumfi i Harris-it për fitoren e zgjedhjeve historike është shoqëruar së fundmi me polemikë. Kopertina e Vogue-s për muajin shkurt u pa si “e padenjë” për imazhin e gruas së parë me ngjyrë që mban këtë post.  Për më tepër, një burim është shprehur se kjo nuk është pritur mirë as nga stafi presidencial.

Vogue ka zbuluar dhe një tjetër foto, në të cilën Harris shfaqet e veshur me një kostum blu, teksa pozon në një sfond të artë.  Sipas burimeve, imazhi i Kamala Harris me kostumin blu ishte ai për të cilin të dy palët kishin rënë dakord që do të shfaqej në kopertinë.

“Nuk është ajo për të cilën ranë dakord”, raportoi gazetari i “New Yorker”, Yashar Ali, në faqen e mikroblogjeve, në lidhje me polemikat e brendshme midis revistës dhe stafit të Harris-it./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore