Plagoset një person me armë dhe lëndohen gjashtë të tjerë në Suharekë

SHFLETO

Ilustrim

Altina Marmullaku
30.08.2024 20:47
Loading Icons...

Një grua është plagosur me armë dhe gjashtë persona të tjera kanë mbetur të lënduar nga xhamat pas një rasti në Suharekë që erdhi për shkak të një mosmarrëveshje mes disa personave.

Rasti nga policia është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05 pas një zënke, një person i shoqëruar edhe nga dy shok nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit”.

“Si pasoj një femër është plagosur në këmbë nga plumbi dhe 6  persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj”, ka thënë Bytyqi për AP.

Dy të dyshuarit njëri 22 vjeç e tjetri 23 vjeç janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë 18 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”.

Për rastin në fjalë, është thënë se institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e rrethanave që kanë dërguar deri tek kjo ngjarje.