Sport

Pjanic pishman, Barça edhe më shumë


Verën e kaluar, Juventus dhe Barcelona shkëmbyen dy futbollistë kokë më kokë.

Ata ishin Pjanic, i cili shkoi në drejtim të Barcelonës, dhe Arthu, që shkoi në drejtimin e kundërt.

Por, duket që pa kaluar viti, dy skuadrat janë bërë pishman, më shumë Pjanic dhe Barcelona, sesa Juventus-i.

Juventus dëshiron që të mbajë Arthur-in, por Barcelona nuk dëshiron të mbajë Pjanic-in, dhe as ky nuk dëshiron të qëndroj në Kataluni.

Për të gjetur zgjidhjen mbi këtë punë, Barcelona ka kthyer fokusin nga Juventus-i, përsëri.

Dhe, zgjidhja, sikur vitin e kaluar, është përsëri shkëmbimi.

Blaugranët dëshirojnë që në shkëmbim të Pjanic-it, që do të rikthehej te Juventus-i, të marrin uruguajanin Bentancur.

Siç raporton RAC1, për momentin negociatat kanë ndalur, por kjo lëvizje është shumë e mundshme gjatë verës.

Një lëvizje e tillë mund të ndodhë pas përfundimit të Copa America-s, ku Bentancur merr pjesë me Uruguajin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore