Një pite kërcëlluese me plot me mish e cila në përbërjen e saj ka edhe birrë është një ide perfekte për drekën apo darkën tuaj.
Përbërësit
– 1 qepë
– 500 g mish të bluar
– 500 g kore për pite
– 4 vezë
– 200 ml ajkë të thartë
– 250 ml birrë
– 100 g djathë
– 100 g kajmak
– 50 g vaj
– kripë
– piper
– spec i tymosur
Përgatitja
Kaurdisni qepën dhe pastaj shtoni mishin. Kaurdisni për 15 minuta.
Hedhni kripë, piper dhe specin e tymosur. Pastaj shtoni edhe djathin.
Radhisni koret në tepsi të lyer me vaj. Në mes të secilës kore hidhni vaj, pastaj vazhdoni me fillin, dhe përsëriteni procedurën deri sa pitja të marr trashësinë e duhur sipas preferencës suaj.
Piqeni piten mirë, dhe pastaj prejeni atë në forma trekëndëshe apo edhe si kube, duke i shtuar përzierjen e ajkës së thartë, vezëve, kripës dhe më e rëndësishmja, mos e harroni birrën. Po ashtu në çdo copë shtoni pak kajmak.
Piqeni në 200 gradë për gjithsej, 35 minuta.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke