Pezullohet tenderi për stadiumin e Gjilanit, ishte përzgjedhur ofertuesi me çmimin më të lartë

SHFLETO

Foto: Albanian Post

Valon Rashiti
06.06.2024 10:44
Loading Icons...

Zyra e Prokurimit ka pezulluar tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh.

Sipas vendimit të pezullimi i projektit është bërë pas ankesave të operatorëve ekonomikë ekonomikë: EURO CONSTRUCTION, Beni Construciton, 2T shpk, 2A Group dhe DOMID shpk të cilët ofertuan me çmimin më të lirë se kompanitë fituese

Ky grup i operatorëve ekomomikë, kishte oferuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, komuna e Gjilanit kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë me çmim më të lartë, pra 14 milionë e 997 mijë eurove.

Vitin e kaluar, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pati thënë se stadiumi i Gjilanit po bëhet.

“Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, pati shkruar ai në Facebook.

“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”.

Ndryshe, renovimi i stadiumit në Gjilan filloi si projekt në vitin 2017 dhe pritej të përfundonte në fund të 2020-ës.

Por, kur kanë kaluar shtatë vite ende nuk ka përfunduar edhe pse kryetari aktual Alban Hyseni kishte premtuar gjatë fushatës parazgjedhore se projekti do finalizohet brenda një viti.

Neglizhenca, zvarritja e punimeve si dhe shumë çështje të tjera e kanë përcjellur realizimin sipas afateve të parapara të stadiumit.

Pasojat e rinovimit të stërzgjatur i kanë vuajtur më së shumti Drita e Gjilani që bëjnë gara në superligë.

Dy skuadrat, në mungesë të stadiumit, ndeshjet si vendës i kanë zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.