Përshëndetja naziste nga tifozët për Hansi Flick-un i kushton rëndë Barcelona-s

UEFA me dorë të hekurt ndaj Barcelona-s
SHFLETO
Romario Ismailaj
27.09.2024 13:22
Loading Icons...

Barcelona ka marrë një dënim nga UEFA-n për një baner që i referohet ish-liderit nazist dhe autorit kryesor të Holokaustit, Adolf Hitlerit. Një banderolë në seksionin e mysafirëve në “Stade Louis II” javën e kaluar shkroi “Flick heil”, duke iu referuar një përshëndetjeje të zakonshme gjatë kohës së diktatorit.

“Relevo” raporton se UEFA i ka goditur katalanasit me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe e ka ndaluar klubin që t’u shesë bileta tifozëve për udhëtimin e tyre të radhës në Champions League.

Kjo do të thotë se Barcelona do të jetë pa mbështetjen e saj për përballjen e tyre me Crvena Zvezda në Beograd më 6 nëntor.

Ndërsa nuk është ende e qartë nëse ishte e lidhur me grupin e minoritetit të ekstremit të djathtë të tifozëve të Barcelona-s, ajo mban të gjitha shenjat dalluese të punës së tyre.

Dekada më parë, grupi ultra i djathtë “Boixos Nois” u përjashtua nga “Camp Nou”, por herë pas here ata kanë ngritur kokën përsëri. Vitin e kaluar policia bastisi selinë e grupit dhe gjeti një bollëk kujtimesh naziste si dhe armë. 12 anëtarë të bandës u arrestuan me akuzat e trafikut të drogës, zhvatjes dhe vrasjes.