Sport

Penallti që thyen zemrat e Inter-it, Juve arrin barazimin në derbin e Italisë


Derbi i Italisë u luajt mes Inter-it dhe Juventus-it, por fituese e saj ishte Milan-i.

Në një ndeshje ku u shënuan vetëm dy gola, asnjëra skuadër nuk arriti tre pikët.

Ndeshja filloi më mirë për zikaltërit, që dominuan nga sekonda e parë, duke krijuar disa mundësi të mira për shënim.

Mundi i tyre u shpërblye nga Edin Dzeko.

Vetëm pas 17 minutave lojë, boshnjaku shënoi për të siguruar avantazhin e Inter-it.

Skuadra e Inzaghi-t e mbajti epërsinë deri në fund.

Kur u duk se Inter-i po i drejtohej një fitoreje të madhe në derbi, gjyqtari akordoi penallti për Juve-n.

Atë në gol e shndërroi Paulo Dybala, që shënoi për 1-1.

Inzaghi u ndëshkua me të kuq për shkak të protestave, por rezultati nuk ndryshoi.

Inter mbetet në vendin e tretë, shtatë pikë pas kryesuesve Milan dhe Napoli, kurse Juve ngjitet e gjashta me 15 pikë.

Serie A kthehet menjëherë në mesjavë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore