Përballje

Peja fiton në kryeqytet përballë Prishtinës


Në një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni të Superligës së Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e verdhezinjëve të Pejës.

Ndeshja ishte shumë interesante, posaçërisht në pjesën e dytë.

Ashtu siç ndodhi edhe kundër Bashkimit për Pejën, ndodhi edhe sonte.

Pejanët edhe sonte krijuan një epërsi masive në pjesën e parë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen.

Skuadra nga qyteti më perëndimor në Kosovë, e mbylli fraksionin hapës të ndeshjes me 26 pikë.

Mirëpo, Prishtina u kthye në pjesën e dytë duke e bërë ndeshjen tejet interesante.

Kryeqytetasit në disa momente në çerekun e katërt arritën të afrohen deri në pesë pikë, por asgjë më shumë se aq.

Në fund, takimi u mbyll me rezultatin 93-101 në favor të pejanëve.

Të jashtëzakonshëm për Pejën në këtë takim ishin treshja Berisha, White, Maxwell, që shënuan 91 nga 101 pikët e skuadrës së Shemsedin Bach.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore