Sport

Partizani gjen fitoren e parë, Laçi të tretën radhazi


U zhvilluan edhe dy ndeshje gjatë së dielës në kuadër të Abissnet Superiores.

Partizani u përball me Kastriotin, deri sa Laçi priti në Kurbin, kampionët e Teutës.

Dy ndeshjet përfunduan me rezultat identik të njëjtë për fituesin, 2-0.

Demat e kuq, në vizitën e tyre te Kastrioti, fitoren e gjetën pa shumë vështirësi.

Emiliano Musta në pjesën e parë, dhe Anarildo Rrapaj në të dytën, shënuan për të vulosur fitoren e parë të kryeqytetasve në këtë sezon.

Partizani ngjitet në vendin e tetë me tetë pikë, kurse Kastrioti mbetet e fundit me vetëm pesë të tilla.

Laçi në anën tjetër konfirmoi formën e mirë me një fitore përballë Teutës.

Edhe kurbinasit shënuan nga një gol në secilën pjesën siguruan fitoren me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë, vetëm një më pak se Teuta që mbetet e treta pas tetë ndeshjesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore