Kosova

Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit për të siguruar barazi për shqiptarët në Luginë


Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarë në Luginën e Preshevës, ka bërë një hap që është vlerësuar si tejet i rëndësishëm, duke kërkuar nga Qeveria e Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruar nga Marrëveshja e Konçulit, e vitit 2001.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten: kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar”.

Teksa, ka publikuar letrën Kamberi ka bërë të ditur edhe ato që thuhet në atë letër.

“Në këtë letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se: Shqiptarët në Luginë vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’, dhe ka qasje të kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor”.

“Janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët”.

“Mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen që e ka cilësuar si “të çmuar”.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!”.

Pas dy dekadash shqiptarët që jetojnë në pjesë e Luginës së Preshevës kishin marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë ngritur shqetësime vazhdimisht lidhur me pasivizimin e adresave të banorëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore