Paris 2024

Paris 2024: Valiev kalon në çerekfinale


Sportisti kuqezi, Chermen Valiev ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të disiplinës mundje stil i lirë deri në 74 kilogramë.

Valiev mundi 4-3 me pikë rivalin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, në “Champ-de-Mars Arena”.

Shqipëria do të ketë një shans të mirë për të arritur një medalje të parë historike me Valiev-in, i cili në vitin 2021 u shpall kampion bote për U-23.

Në raundin çerekfinal, Valiev-i do të ndeshet me mundësin nga Uzbekistani, Razambek Salambekovitch Jamalov.

Jamalov u kualifikua pasi më herët mundi sllovakun, Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov, me rezultatin 11-3.

Pas dështimit të Zelimkhan Abakarov-it për të arritur një medalje ditën e djeshme, 8 gusht, Valiev dhe Islam Dudaev, i cili garon nesër më 10 gusht, do të jenë dy shanset e fundit të Shqipërisë për të arritur një medalje në Lojërat e Parisit dhe të parën në përgjithësi.

Kujtojmë se Shqipëria dërgoi tetë sporistë në Lojërat Olimpike të Parisit, katër prej të cilëve të kualifikuar dhe katër me ftesë, por rezultatet deri më tani kanë qenë tepër zhgënjyese.

Abakarov në mundje, Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku në not, si dhe Manjola Konini në qitje kanë garuar tashmë në “Paris 2024”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore