Paris 2024

Paris 2024: Abakarov nuk ia del, humbet në çerekfinale


Zelimkhan Abakarov

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Zelimkhan Abakarov është mundur në çerekfinale në disiplinënë mundje e lirë 57 kilogramë.

Abakarov ishte shpresa më e madhe e Shqipërisë për një medalje të parë historike olimpike, por nuk mundi të shkonte përtejë çerekfinales.

Zelimkhan u mund pastër 12-0 nga mundësi indian, Aman Aman.

Më herët, Abakarov mundi mundësin nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe 7-6, duke u kthyer nga një disavantazh 1-6.

Abakarov ishte i pari nga tre mundësit rus të natyralizuar në shqiptar që do të garojnë në Paris nën flamurin kuq e zi.

Më 9 gusht do të jetë radha a Chermien Valiev, i cili garon në mundje të lirë 74 kilogramë. Më 10 gusht, sportisti i fundit kuqezi në “Paris 2024”, Islam Dudaev do të ketë garën e tij në stilin e lirë 65 kilogramë.

Kujtojmë se Shqipëria dërgoi tetë sporistë në Lojërat Olimpike të Parisit, katër prej të cilëve të kualifikuar dhe katër me ftesë, por rezultatet deri më tani kanë qenë tepër zhgënjyese.

Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku në not, si dhe Manjola Konini në qitje kanë garuar tashmë në “Paris 2024”.

Sporti shqiptar ka dështuar në gjenezë – shpresa e fundit, në duart e të ‘huajve’

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore