Papa Françesku ka uruar ditën e mërkurë, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden.
Në mesazhin e tij Papa shfaqi shpresën se Biden do të punojë për një shoqëri të karakterizuar nga drejtësia, liria dhe respektimi i të drejtave dhe dinjitetit të çdo njeriu.
“Po kështu, unë i lutem Zotit, burimit të të gjithë mençurisë dhe së vërtetës, të drejtojë përpjekjet tuaja për të nxitur mirëkuptimin, pajtimin dhe paqen brenda SHBA -së dhe kombeve të botës”, shkroi Papa në letrën e tij.
Dërgimi i mesazheve për presidentin e ri të SHBA-së është një traditë e ndjekur nga Papati. Përmendja e çështjeve shqetësuese, veçanërisht në lidhje me dinjitetin e çdo jete njerëzore ka qenë gjithmonë primare.
Papa ka realizuar një bisedë telefonike me Biden, më 12 nëntor, për ta uruar atë për fitoren e zgjedhjeve.
Biden, presidenti i dytë katolik i kombit pas John F. Kennedy, nuk e ka mbështetur publikisht legjislacionin e kishës, veçanërisht kur bëhet fjalë për abortin. Por besimi i tij është reflektuar në një varg çështjesh të tjera, veçanërisht në shqetësimin për të varfërit, kujdesin për mjedisin dhe politikën e imigracionit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Peleshi në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë
-
Shpërndante kokainë me doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari
-
Kurti: LVV vazhdon të luftojë fashizmin brenda dhe jashtë vendit
-
Aksionet e Meta-s fundosen pasi zbulon planet e shpenzimeve
Lajmet kryesore
-
Progres – por jo marrëveshje – për dinarin
-
Peleshi në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë
-
Nëse BE-ja dëshiron të jetë një fuqi globale, ka nevojë për një ‘Big Bang’ dhe 36 anëtarë
-
Në tre muaj 1.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, 43,4% më shumë se vitin e kaluar