Sport

Kontrata e Griezmann, problemi për shkëmbimin me Saul


Paga e Antoine Griezmann është pengesa më e madhe për përparimin e negociatave mes Atletico Madrid-it dhe Barcelona-s.

Të dy klubet hapën bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Griezmann dhe Saul Niguez.

30-vjeçari Griezmann u largua nga Atletico për në Barcelonë në vitin 2019 për një shumë prej 120 milionë eurosh, por klubi katalanas po konsideron largimin e tij gjatë verës.

Sulmuesi i Francës është lojtari më i paguar tek ekipi katalunas pas Lionel Messi-t.

Klubi katalunas po kërkon të ulë pagën e Griezmann, në mënyrë që të regjistrojë kontratën e re të Lionel Messi-t.

Atletico nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë Griezmann-it, shumën e plotë në Barca, por katalunasit tashmë kanë paralajmëruar Atletico-n se ata nuk kanë ndër mend të kontribuojnë për pagën e Griezmann nëse ai bashkohet me Atletico.

Barcelona dhe Atletico kanë gjithashtu çështje të tjera për të diskutuar, pasi vlera e Griezmann është më e lartë se ajo e Saulit.

Mesfushori i Atletico Madrid-it ka qenë një shënjestër afatgjatë e katalunasve dhe duket se ata do të jenë afër transferimit në këtë verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore