Kosova

Osmani uron SHBA-në: Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 248 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikë, duke e vlerësuar si aleancë që i ka mbijetuar edhe kohës edhe sfidave.

“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”

“Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’.

Më 4 korrik të këtij viti është shënuar 248 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore