Kosova

Osmani uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Ajo në këtë urim është shprehur për ndjenjën që sjell periudha e festave.

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Ilustrim: Krishtlindjet Ortodokse.

Ndërsa, theksoi edhe përballjen me pandeminë që sipas saj duhet të jetë “rilindje për njerëzimin”.

“Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin”.

Më tej, në komunikatë thuhet se “kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim”.

“Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, u shpreh Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore