Osmani pjesëmarrëse në forumin Globsec për sfidat kryesore të sigurisë

SHFLETO

Vjosa Osmani

Armat Matoshi
29.08.2024 13:48
Loading Icons...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’u bashkohet krerëve të shteteve të kontinentit evropian, zyrtarëve të institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), ku në fokus do të jetë nxitja e dialogut politik dhe forcimi i bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet kryesore të sigurisë dhe stabilitetit nën trysninë e kërcënimeve të paqes.

Osmani do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të forumit Globsec në Pragë të Çekisë, i cili do të zhvillohet nga 30 gushti deri më 1 shtator, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit në forumin Globsec, i cili mbledh rreth vetes liderë, diplomatë, ushtarakë, ekspertë e personalitete të shoqërisë civile nga mbarë bota, do të diskutojnë çështje kritike për sigurinë, mbrojtjen, demokracinë, zgjerimin e BE-së dhe NATO-s, si dhe për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, duke qenë se tensionet në Ballkanin Perëndimor janë ngritur në nivele shpërthyese viteve të fundit, posaçërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngërçit aktual në procesin e integrimit të vendeve të rajonit në BE, do të ketë diskutime e takime rreth këtyre çështjeve të rëndësishme.