Kosova

Osmani merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 28 shkurtit është nderuar me çmimin, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga Fakulteti Juridik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se ky çmim tregon edhe më shumë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë.

“Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë!”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore